×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LVV-së: Ambasadori amerikan nuk merr vesh në ura, ai duhet të qëndrojë në ambasadë

    Insajderi
    09 August 2024 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Alban Bajrami ka thënë se ambasadorët QUINT-it nuk kanë dhënë asnjë arsye pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit . Ai ka thënë se për temën e urës së Ibrit ka pas marrëveshje që nga viti 2016 dhe nuk është bërë.

    Bajrami ka shtruar pyetjen se a duhet të pritet një dekadë për hapjen e saj.

    Ambasadorët e QUINTI-it  nuk patën një përgjigje se pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit. Të paktën ta kemi një arsye pse nuk duhet të hapet ura, përveçse  është një anshme. Hapja e urës nuk mund të jetë e dyanshme, sepse ne nuk jemi duke hapur një urë që na lidh me Serbinë”, ka thënë Bajrami.

    Tutje ai tha se se ambasadori amerikan nuk merr vesh në ura.

    “Ambasadori amerikan nuk merr vesh në ura, ai duhet të qëndrojë në ambasadë”, tha Bajrami në Këndin e Debatit në Teve1.

    BE e ShBA janë shprehur kundër hapjes së urës së Ibrit, ndërsa nga Qeveria e Kosovës janë shprehur se ura do të hapet në momentin e duhur.

    Të enjten në Mitrovicë të Veriut është mbajtur një tubim me qytetarë ku u diskutua për këtë çështje e ku disa serb ishin kundër hapjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark