Deputeti i LVV-së për Limajn: Me tre deputetë të marrë Kryeparlamentarin, i bie të hyjë në hak te votuesit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LVV-së për Limajn: Me tre deputetë të marrë Kryeparlamentarin, i bie të hyjë në hak te votuesit

    Insajderi
    24 April 2025 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar mundësinë e bashkëpunimit me Nismën Socialdemokratike të Fatmir Limaj.

    Ai ka lënë të kuptohet se, përkundër faktit që Nisma ka vetëm tre deputetë në Kuvend, Limaj ka kërkuar postin e kryeparlamentarit.

    Rexhaj ka deklaruar se, nëse LVV do të pranojë një marrëveshje të tillë, do të ishte e padrejtë ndaj votuesve të partisë.

    “Me tre deputetë të marrë postin e kryeparlamentarit mendoj se do të ishte pak si të hyje në hak edhe votuesve të LVV-së, sepse LVV ka marrë mbështetje për 42%,” ka thënë Rexhaj në emisionin “Politiko”, përcjell Insajderi.

    Për tre herë radhazi, kandidatura e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare nga LVV ka dështuar të zjgidhet.

    Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të premten në orën 10:00, ku do të vendoset për vazhdimin e negociatave dhe pozitat kyçe në institucione.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark