×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i opozitës, Albin Kurtit: Ekonomia nuk mbahet me subvencione!

    Insajderi
    13 March 2022 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ca miliona në këtë nismë, e ca miliona të tjera në një nismë tjetër. Disa miliona në subvencionim rrymës e të tjera në skema sociale e disa në bujqësi. Qeveria Kurti në këtë kohë krize ka pasur disa vendime që kryesisht lidheshin me fjalën ‘subvencion’.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala që drejton me komisionin e thirrur për ta mbikëqyrur Qeverinë në fushën e ekonomisë, e sheh si formë problematike të funksionimit të Qeverisë këtë formë.

    “Kjo është njëra prej veprimeve më të dukshme të paaftësisë së qeverisë  se qeveria duhet me hartu legjislacion, strategji, mjete veprime jo me shpërnda mjete që i merr nga taksapaguesi jo veç me qarkullu ato sipas planit ditor, krizave ditore pra është një shpenzim enorm i buxhetit, i parasë sidomos në vitin e fundit i qindra milionave që kanë shku në shkallë subvencioni dhe fonde humanitare”, tha Shala për InDoks.

    Shala i PDK-së ka kërkuar që ketë plane konkrete ekonomike, jo vetëm ndarje të subvencioneve.

    “Në rregull, ama duhet të ketë transparencë, të shohim veprime, dmth efektin – ekonomia nuk mbahet me subvencione, ekonomia mbahet me planifikim afatshkurta, afatmesëm me planifikim strategjik, me investime strategjike, me legjislacion të mirë. Ne duhet të kemi përmirësim të legjislacionit, veprim të shpejt konform ligjeve që e do koha, momenti, e do kriza ne nuk shohim asnjë akt juridik që përshtatet me rrethanat ne shohim vetëm veprime ‘ad hoc’ duke shpërnda buxhetin, në anë tjetër janë varfëru deri në skajshmëri projektet kapitale, zhvillimore të qëndrueshme pra këtu është disproporcioni edhe logjik edhe ekonomik i vendit”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike.

    Më tutje, Shala ka pyetur se me gjithë këto miliona të shpërndara, ku është shkalla e kthimit.

    “Ne mund ta mbajmë edhe një vit me subvencione, ta harxhojmë atë buxhet që e kemi miratu çka në vitin e ardhshëm. Çka kemi marrë kthim, ku është shkalla e kthimit nga këto investime. Asnjë – zero e kemi. Pastaj cka është me e keqja, kemi shpresu që kemi rritje ekonomike skemi rritje ekonomike derisa ska prodhim vendor, ska investim në kapitale pra…”, është shprehur ai.

    Ai ka folur edhe për  mungesën e investimeve kapitale që mund të prodhonin rritje të vërtetë ekonomike dhe jo vetëm statistika më të mira, por ka folur edhe për një problem serioz që ka bllokuar projektet e kompanive kosovare, mos emërimi i Bordit të Gjykatës së Tenderëve.

    Për këtë rast ai shpalos dyshime që madje edhe emrat që janë duke u dërguar në Kuvend nga Qeveria janë si dikur në aferën “Dosja e Shefave”, ‘që hiç s’kanë konkurruar’.

    “Informacionet përafërta janë se janë mbi 200 milionë euro të bllokuara për shkak të mos krijimit të një bordi, ose vendosjes së një bordi të OSHP-së i cili do të ishte mundësi ti dinamizonte këto lëndë që para të ishin të kompanitë ndërtimore, infrastrukturore ose shërbyese dhe 200 milionë euro sot me ia dhënë bizneseve privat ato nuk shkojnë krejt në një konto po shkojnë në një konto të mijëra punëtorëve pastaj zingjiri i fitimit është shumë më i madh se janë materiale të ndërtimit, janë materiale të mirëmbajtjes janë makineritë, transportet kështu që kjo është punë që janë investime kapitale dhe do të fitonim një infrastrukturë, një objekt, do të shihnim diçka ne kemi shtanguar ekstreme”, deklaron Ferat Shala.

    “Ekstrem kemi shtangu në të gjitha projektet infrastrukturore”, theksoi ai.

    “Edhe këtë që e ka propozu janë të paligjshëm, thatë edhe njëra nga ju mediat që anëtarët e bordit të OSHP-së as që kanë apliku, ky është skandali tjetër më i madh. Njerëz që as që kanë apliku, ju kujtohen ato aferat që na i adresoheshin ne, merrni tash. Shihni, ku i ka gjetur ata njerëz, ku i ka marrë, a I kanë dosjet e kompletuara pse po i bien ata njerëz. Pra defektet janë shumë të mëdha, kemi një përsëritje të retorikës dhe asgjë më shumë sa I përket çështjes ekonomike, direkte”, ka thënë Shala.

    InDoks | Qeveri e dobët përballë mashtruesve të fortë – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark