Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për situatën e krijuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Ai ka hedhur akuza të rënda kundrejt kryeministrit, Albin Kurti.
Haxhiu në intervistë për Insajderin ka thënë se kryeministrit Kurti koordinohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“…tani është shpërfaqë mashtrimi i Kurtit, ka premtu një qeverisje ndryshe ne po e shohim me këtë qeveri sidomos pas afërës “Zdravo”, ka dalë në sipërfaqe një bashkëpunim i fshehët i kësaj qeverie me njerëzit e Vuçiqit që Radojçiqi është një vartës i drejtpërdrejt i Vuçiqit sepse sa herë është kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë, ai është strehuar nga Vuçiqi në Serbi dhe të njëjtën gjë po vazhdon ta bëjë sot. Dhe ky komunikimi i përfaqësuesit të Kurtit, Mimoza Kusari dhe përfaqësuesit të Vuçiqit që është Sllavko Simiqi, pra tregon bashkëpunimin e ngushtë të Qeverisë Kurti me Qeverinë e Vuçiqit”, ka thënë Haxhiu për Insajderi.
Intervista e plotë: