×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i PDK-së këshillon Kurtin – përdorni këto alternativa për zbutjen e krizës

    Insajderi
    13 March 2022 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit drejtuesi i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se qeveria mund të përdorë disa alternativa për zbutjen e krizës në vend.

    Shala në InDoks  të Gazetës Insajderi, e ka cilësuar qeverinë të paaftë që t’ju paraprijë krizave me masa.

    Ai thotë që Kurti duhet të jetë më bashkëpunues me shtetet fqinje e sidomos me Qeverinë e Shqipërisë.

    A kemi ndonjë iniciativë që të afrohemi me shtetet përreth, të cilat kanë mundësi komunikimi ndërkombëtar dhe të transportit, me Shqipërinë apo me Maqedoninë apo edhe me Malin e Zi sepse dihen linjat e furnizimit nga i kemi, rrugët detare dhe cila është mundësia e këtyre dmth nuk kemi hale veprime konkrete që e shohim qeverinë tonë së paku deri në Tiranë për këto punë, për një koordinim edhe për sferën energjike edhe për sferën e furnizimit me naftë, me krip me miell, me grurë nëse ne do ti kemi të bllokuar kufijtë verior të grurit  ne domosdoshmërit do të furnizohemi nga pjesa tjetër e evropiane ose nga pjesa amerikano-kanadeze prandaj këto iniciativa i bëjmë ftesë qeverisë që me kohë ti analizojë dhe të koordinohet së paku me qeverinë shqiptare”, ka deklaruar Shala.

    Shala ka thënë se Qeveria Kurti duhet të jetë e vetëdijshme dhe të merr përgjegjësi që qytetarët të mos eskalojnë nga paniku.

    “Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme dhe të merr përgjegjësi, dhe nuk besoj që duhet të vimë në atë situatë as që janë rrethanat për me ardhë përkundër që kriza është shumë e lartë, përkundër që qytetarët dhe ekonomia familjare e ka vështirë ta përballojë këtë ngritje të inflacionit kaq të madh skena të tilla nuk do ti dëshiroja asnjë populli e lërë më vendit tim, por për ti ik asaj më të keqes”, tha ai.

    Sipas tij nuk janë të mjaftueshme vetëm konferencat e  shtypit. Kjo qeveri duhet të bëjë më shumë në parandalimin ose zbutjen e krizës.

    “Unë prapë i bëjë thirrje qeverisë që të jetë në krye të detyrës dhe të merr masa veprimi, parandaluese për gjithçka e ka obligim ligjor, jo në konferenca shtypi por para institucioneve shtetërore, para parlamentit, para komisionit parlamentar me raportu për rezerva shtetërore me pa saktë sa kemi rezerva me inform qytetarin saktë sa kemi rezerva të grurit, të ekonomive familjare e produkte tjera të shportës, të derivateve, të kripës, vajit të cilat nuk janë prodhuese vendor ata, varemi nga importi”, u shpreh Shala për InDoks.

    Ndërkohë, Shala pati kritika edhe për mungesën e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës, mekanizëm që heton edhe me rastet kur kompanitë merren vesh për kurdisje çmimesh në dëm të konsumatorëve.

    “Tregu është jashtë kontrollit nuk ka bord të Agjencionit të Konkurrencës i cili së paku do të ishte në terren dhe do të operonte komunikonte për të pa mundësitë e kontrollit brenda ligjit kështu që situata është jashtë kontrollit, qeveria nuk ka asnjë plan veprimi konkret”, shton deputeti i PDK-së.

    InDoks | Qeveri e dobët përballë mashtruesve të fortë – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark