Deputeti i PDK’së akuzoi Osmanin se ia vazhdoi “tinëzisht” mandatin EULEX’it, reagon Presidenca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK’së akuzoi Osmanin se ia vazhdoi “tinëzisht” mandatin EULEX’it, reagon Presidenca

    Insajderi
    09 June 2025 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka pretenduar se presidentja, Vjosa Osmani, ia ka vazhduar “tinëzisht” mandatin EULEX’it. Lidhur me këtë ka reaguar Presidenca, duke mohuar nëj gjë të tillë.

    SKANDALOZE: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë.

    Ajo po e fsheh përmbajtjen. Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz”, deklaroi Behrami, duke potencuar se EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale.

    Lidhur me këtë deklarim, ka reaguar Presidenca, duke thënë se Osmani s’ka nënshkruar asgjë sa I përket mandatit të EULEX’it.

    Presidentja ende nuk ka nënshkruar asgjë sa i perket mandatit të EULEX-it, edhe pse është plotësisht në mandatin e saj ta bëjë një gjë të tillë, siç ka qenë njësoj në mandatin e Presidentit Thaçi, kur ai ia vazhdonte mandatin teknik të EULEX-it, për mentorim, monitorim dhe këshillim. Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të BE-së të datës 5 qershor 2025, vendim ky që është publik”, ka thënë ndër të tjera Bekim Kupina, këshilltar i presidentes. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark