Deputeti i PDK'së për reagimin e Haxhiut për "vrasjen nga pakujdesia" të Agon Zejnullahut: E habitshme që VV po pret rezultatet e autopsisë, ata s'i besojnë ekspertizës mjeko-ligjore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK’së për reagimin e Haxhiut për “vrasjen nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut: E habitshme që VV po pret rezultatet e autopsisë, ata s’i besojnë ekspertizës mjeko-ligjore

    Insajderi
    08 July 2025 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka analizuar reagimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për “vrasjen nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit në Lipjan, që humbi jetën pas arrestimit nga pesë policë.

    Behrami është shprehur i habitur se si Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se po presin rezultatet e autopsisë, meqë, sipas tij, këta të fundit s’i besojnë ekspertizës mjeko-ligjore, shkruan Insajderi.

    Është vërtet e habitshme që Vetëvendosje po pret rezultatet e autopsisë, kur nga përvojat e kaluara kemi parë se ata zakonisht nuk i besojnë ekspertizës mjeko-ligjore, por vetëm instinktit të tyre dhe ideologjisë që i udhëheq“, deklaron Behrami.

    Haxhiu gjatë ditës me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se janë në pritje të raportit të autopsisë për rastin e tashmë të ndjerit.

    Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast“, ka shkruar ajo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark