
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka përshëndetur vendimin e kryesisë së partisë, që të kandidohet Petrit Hajdari për kryetar të Komunës së Drenasit.
Demaku, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka deklaruar se e mbështet vendimin e kryesisë që të kandidojë Petrit Hajdari për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK’së dhe se ky i fundit ka vision për të ardhmen.
“Jam i bindur se ai do të zhvillojë një fushatë dinjitoze, të bazuar në vlera, ide dhe program të mirëfilltë, ku qytetari dhe nevojat e tij do të jenë në qendër të vëmendjes. Nën udhëheqjen e tij, Drenasi do të ecë përpara në rrugën e zhvillimit dhe mirëqenies, bashkë me PDK-në”, thotë Demaku.
“Në këto momente të rëndësishme për vendin tonë, kemi më shumë se kurrë nevojë për unitet dhe bashkim. Kjo frymë e bashkimit dhe përkushtimit ka qenë gjithmonë pjesë e ADN-së së PDK-së, e kultivuar dhe trashëguar nga liderët tanë historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/