Deputeti i PDK'së, Rashit Qalaj: S'kemi votë për Albulena Haxhiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK’së, Rashit Qalaj: S’kemi votë për Albulena Haxhiun

    Insajderi
    22 April 2025 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhi.

    Qalaj tha se është obligim i LVV-së të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    ‘’Veprimi ynë do të jetë i njëjtë, nuk kemi votë për Albulen Haxhiun, nuk kemi votë për kandidatin e LVV-së. Është obligim i koalicionit fitues në këtë rast LVV-ja të sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Çështja e bashkëpunimit midis partive politike ka një histori, LVV-ja ka kohë që i ka shkëputur të gjitha urat e bashkëpunimit me partitë opozitare. Ju e keni parë për katër vjet në pushtet se si kemi kaluar me partinë që ka qenë në pushtet”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark