Deputeti i pushtetit kërkon shkarkimin e Ambasadorit Martin Berishaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Deputeti i pushtetit kërkon shkarkimin e Ambasadorit Martin Berishaj

    Insajderi
    27 April 2022 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Krooaci, përveç opozitës, tanimë kanë filluar ta kërkojnë edhe personalitete të njohura të pushtetit aktual. Njëri nga këta është Burim Meta, deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili përkundër bashkëpartiakëve të tij, ka treguar guxim duke kërkuar lirimin nga detyra të ambasadorit në fjalë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Meta përmes një postimi në facebook ka thënë se Berishaj duhet të lirohet nga detyra për tu ruar imazhi i Kosovës.

    “Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë. Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë”, ka shkruar deputeti Meta.

    Nga pushteti deri tash i kanë dalë në mbrojtje Berishajt, ndërsa nga opozita ka pasur reagime të shumta duke kërkuar largimin e tij.

    Kujtojmë se, emri i Berishajt është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga një medium në Slloveni. Emri i tij është krahas kryetarit të partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob, i cili të dielën i ka fituar zgjedhjet./Insajderi/

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark