Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Bajrami, ka folur rreth deklarimeve të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Bajrami në Info Magazine në Klan Kosova tha se nuk ka ultimatum lidhur me plotësimin e kërkesave të parashtruara nga ata, derisa theksoi se ka afat për të dhënë përgjigje.
“Zotëri Escobar të premten e dorëzon një raport në Shtëpinë e Bardhë ashtu sikurse Lajçak për Borrell. Zotëri Kurti dhe shteti i Kosovës e kanë paraqitur qëndrimin e tyre”, tha Bajrami.
Deputeti i VV-së shtoi se reduktimi i policisë do të bëhet kur të largohen bandat nga veriu.
Të hënën Escobar dhe Lajçak i patën tre kërkesa drejtuar qeverisë.
Largimi i policisë nga veriu, organizimi i zgjedhjeve të reja atje duke ua mundësuar serbëve pjesëmarrjen dhe fillimi i punës për hartimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.