Deputeti i Vetëvendosjes: Po ta kisha pagën 500 euro, as unë s’kisha nejtë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i Vetëvendosjes: Po ta kisha pagën 500 euro, as unë s’kisha nejtë në Kosovë

    Insajderi
    16 November 2022 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Visar Korenica ka folur për pagat e ulëta në Kosovë dhe fenomenin e mërgimit të qytetarëve në mënyrë të vazhdueshme drejt Evropës.

    Korenica ka thënë se po ta kishte pagën 500 euro, do të ikte edhe ai nga Kosova.

    “Unë jam në pozicionin e deputetit, unë nuk kisha nejtë në Kosovë me 500 euro, kisha kërku me dalë jashtë”, ka thënë Korenica në Pressing.

    Ai ka deklaruar se nuk e njeh dikënd që kërkon ta lëshojë Kosovën pa arsye të forta.

    “Unë nuk e njoh dikënd që kërkon të ikë nga Kosova pa arsye”, ka thënë deputeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark