Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është një përshpejtim i shumëpritur, nga 8 muaj sa ishte më herët.