Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili kishte punësuar familjar të tij në Korporatën Energjetike të Kosovës ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të kësaj ndërmarrje.
Ai e quan lajm të mirë arrestimin e tij – pasi sipas tij, mund të kishte dëgjuar edhe lajm për “atentat” ndaj të arrestuarit Nagip Krasniqi.
Thaçi pretendon se Krasniqi ua kishte ndalur zhvatjen e KEK-ut shumë banditëve.
Thaçi, tutje hedh dyshime se mund të ketë atentat ndaj Krasniqit brenda qelisë së tij.
“Është lajm i mirë kur dëgjova arrestimin e Drejtorit të Kek-ut, pasi gjithmonë jamë frigu se do të dëgjoj lajmin mbi atentatin e tij, duke e ditur se sa banditave ju ka ndalë zhvatjen e KEK-ut”, ka shkruar Thaqi.
Tutje ai ka thënë se Policia duhet të jetë e vëmendshme për sigurinë e tij.
“Policia duhet të jetë e vëmendshme për sigurin e tij, mbase atentatin ndaj tij mund të ndodhë edhe aty në mbajtje”.