Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abarshi ka kritikuar ashpër KFOR-in, i cili sipas tij nuk po bën zë për bllokadat në Veri.
“Dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. KFOR-i nuk bëzanë”, ka shkruar ai në Facebok.
Abrashi ka thënë se largimin e këtyre bllokadave e kanë kërkuar edhe SHBA edhe BE.
“Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria”, shkroi ai.
“Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës”, ka thënë deputeti i LVV.