Deputeti i VV-së: Lista Serbe është organizatë terroriste – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i VV-së: Lista Serbe është organizatë terroriste

    Insajderi
    09 January 2023 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se Lista Serbe është organizatë terroriste dhe kriminale.

    Ai ka thënë se Qeveria Kurti ia ka mbyllur bandave rrugët e kontrabandës.

    “Lista Serbe është organizatë terroriste dhe kriminale për shkak të veprimeve të tyre të vazhdueshme”, ka thënë Rexhaj.

    Në Dpt te Fidani në T7 ai është pyetur se pse Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e shpall Lista Serbe organizatë terroriste.

    “Janë disa kompetenca të Qeverisë, për shembull ne nuk e kontrollojmë Policinë, ne e shohim strategjinë si e shohim sigurinë kombëtare”, ka thënë ai.

    Rexhaj po ashtu ka deklaruar se ish-policia serb, Dejan Pantiq mund edhe të ikë për në Beograd.

    Po ashtu ka shprehur një mori kritikash për sistemin e drejtësisë që e ndryshoi vendimin për ish-policin Pantiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark