Deputeti i VV-së paralajmëron përjashtimin e deputetëve që votuan kundër Kodit Civil - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i VV-së paralajmëron përjashtimin e deputetëve që votuan kundër Kodit Civil

    Insajderi
    26 September 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka thënë se pas zgjedhjeve të strukturave të kësaj partie, do të mbahen edhe zgjedhjet për Kryesinë e kësaj partie.

    Korenica në Politiko tha se në zgjedhjet e Kryesisë ka mundësi të përjashtohen deputetët që votuan kundër Kodit Civil.

    “Do të ketë edhe zgjedhje të kryesisë së VV-së. Mundet të merret vendim që në Kryesi të Vetëvendosjes, deputetët që kanë votuar kundër Kodit Civil të mos jenë më pjesë e listës. Ndoshta nuk bëhet në këtë mënyrë, por vendos Kryesia. Versioni i Kodit Civil që ka shkuar në Qeveri, nuk është i njëjtë sikur ai që është në Kuvend”, tha Korenica në Politiko.

    Deputeti i Vetëvendosjes: Ka tendencë të kontrollit

    Korenica ka thënë se ka tendencë të kontrollit në Lëvizjen Vetëvendosje duke shtuar se ka nevojë për zëra kritik brenda LVV-së në mënyrë që ajo të avancohet

    “Unë kështu them, ka tendencë të kontrollit. A ka të drejtë me kundërshtu, ka . Unë e kam përdorë të drejtën time me kundërshtu…Kur them tendencë e kontrollit, them për mos me rrëshqite gjërat në procesin negativ për organizatën, por kjo nuk ish dashtë me qenë pengesë për dikë me propozu diçka ndryshe brenda organizatës. Në rrethana tjera, po shihet që ka nevojë më shumë që të ketë zëra kritik brenda organizatës në mënyrë që të avancohet”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark