Deputeti i VV-së paralajmëron se do të votojë kundër shtrenjtimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i VV-së paralajmëron se do të votojë kundër shtrenjtimit të rrymës

    Insajderi
    24 January 2022 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Burim Karameta, ka thënë se vota e tij do të jetë kundër rritjes së faturave të energjisë elektrike.

    Ai në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se mendimi i tij është ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën, por se do të jetë gjithmonë kundër gjërave që shkojnë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

    “Gjatë gjithë kohës fushatën e kemi udhëhequr duke thënë se deri tash është bërë politikë me qytetarët, tanë do të bëjmë politikën bashkë me qytetarët”.

    “Po bëj thirrje të bëjmë me qytetarët politikën tani e tutje, të fokusohemi te ta. Deputetë e qytetarë, do të ndajë një mendim ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën. Nuk do të jem kundër asnjë dokumenti e asnjë vendimi shqip, ku përfitues janë familjarët tanë. Do të jetë vota ime kundër rritjes eventuale të rrymës”, tha Karameta./EO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark