×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i VV-së që shpenzoi taksat e qytetarëve për naftë thotë se nuk përfitoi shumë nga ky luks

    Insajderi
    04 February 2022 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi ka reaguar për shpenzimet e karburantit që kishin bërë deputetët gjatë periudhës nëntor-dhjetor nga buxheti i shtetit, shkruan Insajderi.

    Ndonëse, edhe vet ishte pjese e listës, ku kishte shpenzuar 140 euro brenda dy muajve, Arifi thotë se nuk kishte shpenzuar shuma aq të mëdha.

    Pas publikimit të kësaj liste ku me taksa të qytetarëve shpenzua karburante, Arifi është tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

    Ai, po ashtu është befasuar për shumat që janë publikuara në emër të udhëtimeve.

    Tutje, ai ka shtuar se vendimi i vitit 2011 duhet ndryshuar.

    “Tërhiqem nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit! Si deputet i legjislaturës së tetë natyrisht që e kam pa që së bashku me pagën vjen edhe një pagesë në emër të shpenzimeve të udhëtimit. Meqenëse ishin shuma jo shumë të mëdha (prill 10€, maj 70€, qershor 70€, korrik 110€, gusht 120€, Shtator 40€ tetor 20€, nëntor 20€, dhjetor 60€ dhe janar 90€) nuk jam interesuar se në bazë të çfarë rregulloreje na ndahen. Qenka një vendim i Kuvendit i vitit 2011, mbi bazën e të cilit qenka realizuar kjo pagesë.  Pas publikimit të një diagrami në media jo vetëm që u befasova por u ndjeva shumë keq për shumat që arrijnë në emër të udhëtimit. Vendimi i vitit 2011 duhet ndryshuar”, ka shkruar Muzaqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark