Deputeti i VV’së akuzon Bedri Hamzen: Dy orë takim me Listën Serbe në një restaurant në Milloshevë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i VV’së akuzon Bedri Hamzen: Dy orë takim me Listën Serbe në një restaurant në Milloshevë

    Insajderi
    18 November 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Halil Thaçi, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Mirovicës, Bedri Hamza dhe anëtarëve të tjerë të PDK’së.

    Thaçi tha se Hamza ka mbajtur takim 2 orësh me përfqasuesit e Listës Serbe në një restaurant në fshatin Milloshevë të Kastriotit.

    Tutje, ai tha se partia serbe është mike me Partinë Demokratike të Kosovës dhe  sipas tij ‘nuk po mundet pa e parë’.

    Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Thaçit:

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit.

    Është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës.

    Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark