Deputeti ia kërkon dorëheqjen Presidentes Osmani: Shpëtoje vendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti ia kërkon dorëheqjen Presidentes Osmani: Shpëtoje vendin

    Insajderi
    01 July 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha ka kërkuar dorëheqjen e presidentës së vendit, Vjosa Osmani.

    Berisha tha se Kosova është në prag të krizës politike që do ta qoj në falimentim politik.

    Ai tha se duhet krijuar një qeveri gjithpërfshirëse dhe të mbyllen temat me të cilat krijohen kauza të rrejshme.

    “Duhet kërkuar nga Presidentja e Vendit që të ofron dorëheqjen dhe ti ftoj spektrin politik për një kompromis e konsensus politik, për të krijuar një qeveri tranzitore, gjithpërfshirëse, mandati i të cilës nuk do kufizohej në kohë por do matej me përmbushjen e detyrave programore, që do të ishim: përmbushja e obligimeve kontraktuale ndërkombëtare të vendit; reforma në drejtësi bashkë me ligjin për lusracionin e dekriminalizim të institucioneve; reformimin e sistemit elektoral; mbylljen e të gjitha temave, mbi të cilat po krijohen kauza të rrejshme, përfshi edhe demarkimin e kufirit me Sërbinë dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufijve të Kosovës” ka shkruar Berisha.

    Tutje, deputeti Berisha tha se kryeministri Kurti pritet të hyjë në “listen e zezë” të SHBA’së, derisa i kërkoi Osmanit të dorëhiqet dhe sipas tij ta shpëtoj Kosovën

    “Para se të publikohet Kryeministri në “listën e zezë” dhe të rrezikojmë pezullimin e njohjeve të Kosovës, Znj.Presidente, shpëto Kosovën dhe pavarësinë e saj”, shkroi ai.

    Postimi i plotë i Hisen Berishës:

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës! Tani Kosova është në prag të një krize politike, që do e qoj në falimentim politik. Pas falimentimit ekonomik, me ndaljen e zhvillimit dhe falimentimit moral, me ikjen e mëse 200 mijë të rinjëve jashtë vendit, zhvillimet e vendimet e fundit politike të qeverisë, do ta shëndërrojnë Kosovën në një vatër grupesh kriminale, të cilat do të jenë të predispozuara të kryejnë akte terroriste.

    Pra, kjo erdhi si pasojë e deshtimit politik të Albin Kurtit, i cili për tre vite qeverisje i humbi miqtë strategjik të Kosovës duke përfshirë edhe SHBA- të.

    Në një kohë, kur Kosova ishte në rrezik të emërohej si shtet me ushtri kriminale e terroriste, nga se siç paragjykohej, “në krye të saj ka udhëheqës me akuza kriminale, ani se të fabrikuara nga Sërbia e Rusia”, kujtojmë se në atë kohë, ish-Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj, dorëzoi mandatin e tij të parë, duke treguar se “atdheu është me i rëndësishëm se sa posti politik”.
    Pas disa vitive, Sërbia me Rusinë, fabrikuan prap dosje për udhëheqësit e shtetit të Kosoves, kësaj radhe për Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeparlametarin Kadri Veseli, të cilët ende pa u ngritur aktakuzat për ta, ofruan dorëheqje, vetëm që shteti i Kosovës të mos dëmtohet me terma kriminal, të cilat do ta fyenin çdo qytetar të këtij vendi dhe përdhosnin institucionet e Kosovës.

    Pra, kësaj radhe, për shkak të kursit politik, me masat sanksionuese për Kosovën, pritet të hyjë në “listen e zezë” të SHBA, Albin Kurti – Kryeministri i Kosovës, meqë dihet dhe është kuptuar agjenda e tij, për çka edhe nuk pritët të dorëhiqet.

    Prandaj, duhet kërkuar nga Presidentja e Vendit që të ofron dorëheqjen dhe ti ftoj spektrin politik për një kompromis e konsensus politik, për të krijuar një qeveri tranzitore, gjithpërfshirëse, mandati i të cilës nuk do kufizohej në kohë por do matej me përmbushjen e detyrave programore, që do të ishim: përmbushja e obligimeve kontraktuale ndërkombëtare të vendit;
    reforma në drejtësi bashkë me ligjin për lusracionin e dekriminalizim të institucioneve;
    reformimin e sistemit elektoral;
    mbylljen e të gjitha temave, mbi të cilat po krijohen kauza të rrejshme, përfshi edhe demarkimin e kufirit me Sërbinë dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufijve të Kosovës.

    Opsioni më pak i deshirueshëm, është ta dërgoj vendin në zgjedhje të përgjithëshme të jashtëzakonshme, duke e kryer kështu një akt të ndershëm qytetar, para se Kryeministri ynë të publikohet në “listën e zezë” të SHBA-ve.

    Kjo situatë, bashkë me zhvillimet në TS në Hagë, do ta ushqenin propagandën politike, diplomatike e mediale antikosovare, me theks sërbe.
    Pra, do të pushtohen mediat nga shkrimet, se si “Kryeministri i Kosovës, është në “listën e zezë” të SHBA” dhe “SHBA kundër vendit që e çliroj dhe e pavarësoj vet”.

    Para se të publikohet Kryeministri në “listën e zezë” dhe të rrezikojmë pezullimin e njohjeve të Kosovës, Znj.Presidente, shpëto Kosovën dhe pavarësinë e saj!

    Znj.Presidente, publikimi në “listën e zezë” të Kryeministrit, do të thotë pezullim i njohjeve nga mësë 50 shtete relevante dhe do të kthehemi në kohën e UNMIK, pra në pikën zero.

    Po vërehet lexueshëm dhe po dihet tashmë, që plani i Albin Kurtit është ky.

    Por, ju Znj. Presidente, shpëtojeni Kosovën, ofroni dorëheqjen!
    Më i rendësishëm është populli, shtetësia dhe institucionet e Kosovës, se pozita.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark