Deputeti Kelmendi: Mavraj është krenaria jonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Kelmendi: Mavraj është krenaria jonë

    Insajderi
    26 May 2016 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është nga personalitetet shqiptare më të komentuara 24 orët e fundit, shkas për këtë është bërë një fotografi ku Mavraj ka refuzuar ta veshë fanellën ku mbi të ka qenë e shkruar Birra Peja, që është edhe sponsor i kombëtares kuqezi.

    Pas shumë reagimeve në rrjetet sociale, në mbrojtje mbrotësit i ka dalë deputeti Gëzim Kelmendi njëherit që është edhe kryetar i partisë “Fjala”.

    Gezim Ke

    Ai në Facebook ka shkruar se opinion dëshiron ta njollosë Mavrajn vetëm pse veproi sipas edukatës së tij fetare dhe mbrojti vlerat.

    “Mërgim Mavraj është krenaria jonë. Me sjelljen e tij (mos reklamimin e “Birra Peja”) që përkon me devotshmërinë dhe edukaten fetare që ka, ka arritur që ta “alarmoj” opinionin injorant dhe islamofob”, thotë Kelmendi.

    Ndërsa, Mavraj kishte thënë se nuk e ka veshur atë fanellë për shkak se është mysliman dhe një reklamim i tillë i alkoolit është i ndaluar sipas fesë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark