Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, fjalimin në Kuvendin e Kosovës, e ka nisur me një thëne të vjetër, “Kur u prish dasma, dasma u prish atë ditë që u nis”, ka thënë Zemaj duke shtuar se nuk ka nevojë të flitet më shumë për këtë çështje.
Zemaj më pas ka folur punën e Kuvendit të Kosovës duke thënë se nuk kanë qenë të gatshëm të nxjerrin një ligje për dekriminnalizmin e skenës politike.
“Nuk kemi arritur që ta nxjerrim një ligj për dekriminalizimin e skenës politike. nuk mund të shkohet përpara me strukturë deputetësh me aktakuza për korrupsion e të dënuar për krime të ndryshme. Në kuadër të kësaj, çmimin e paguajnë qytetarët, pasi ata njerëz janë të fuqishëm dhe do të jenë pjesë e Kuvendit”, ka thënë Zemaj.
Zemaj më tutje ka thënë se vendi nuk mund të shkojë përpara me deputetë që ndaj tyre janë ngritur aktakuza për korrupsion.
“Nuk mund të shkohet përpara me deputet që janë ngritur aktakuza ndaj tyre për korrupsion. Qytetarët do të jenë ata që do të i paguajnë frakturat për shkak të mungesës së vullnetit”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se Komisionin për Demarkacion, po udhëhiqet nga njerëz me aktakuza, kritika të ngjashme tha edhe për asociacionin, për të cilin tha se merren këshilltarë analfabetë.
Zemaj ka thënë se Kosovës i duhet një pastrim i skenës politike dhe qartësim të saj./Insajderi.com