Deputetët e Parlamentit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi dhe Nait Hasani kanë kryqëzuar grushtet në një aktivitet ku të dy janë duke marrë pjesë në Frankfurt.
Është Bulliqi nga LDK ai i cili ka postuar fotografitë në profilin e tij në Facebook, teksa shihen dy deputetët e Kuvendit të Kosovës duke u provuar sportin e boksit, në po të njëjtin qytet në të cilin vetëm dy ditë më parë u arrit suksesi historik i përfaqësueses kosovare – me fitoren e parë pas pranimit në FIFA.
Siç shihet nga fotografitë ai dhe Hasani nga PDK kanë qenë pjesë e një aktiviteti sportiv, ku më pas kanë veshur dorëzat e boksit. /Insajderi.com