Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, do të mbajë të premten një konferencë për media në qendër të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, nëpërmjet një njoftimi dërguar mediave me postë elektronike.
Megjithatë, në njoftim nuk jepet arsyeja e kësaj konference të thirrur nga anëtari i LDK’së.
Konferenca misterioze është paraparë të mbahet në orën 11:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.