Deputeti i LDK-së i habitur me heshtjen kolektive të LDK-së për demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së i habitur me heshtjen kolektive të LDK-së për demarkacionin

    Insajderi
    28 May 2016 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpetim Bulliqi ka shprehur habinë e heshtjes nga zyrtarë dhe deputetë të LDK-së lidhur me problemin për shënimin e pikës kufitare me Malin e Zi.

    Bulliqi, i cili së bashku me kolegun e tij, profesorin universitar Florim Isufi, kanë bërë një punim shkencor lidhur me demarkacionin, ku sipas tij, Kosova humb mbi 8.000 hektarë tokë, ka thënë se qëndrimet e koleve në LDK ende nuk i ka të ditura.

    Ai në fjalimin e tij në Kuvendin e Punës së LDK-së, ka thënë se nuk e ka pritur një luftë kaq të ashpër nga bashkëpartiaket, përcjell lajmi.net.

    Disa pjesë të fjalimit të Bulliqit për demarkacionin.

    Për hirë të së vërtetës duke qene njeri nga Gjeografët e vetëm ne ketë legjislaturë mendoja se ishte momenti i duhur qe subjekti ynë politik, LDK si parti serioze e shtetëformuese dhe duke pas parasysh faktin se qeverisim me vendin dhe ne mënyrë qe mos e na vishet diçka e keqe qe po na servohet nga ky komision i pa dijshëm u kyça ne ketë problematik me bindje se do kem përkrahjen e subjektit tim politik por jo vetëm kaq.

    Por edhe pas kësaj e deri me sot nuk i di arsyet pse nga ana e qeveris dhe pjesa dërmuese e kolegëve deputet te subjektit tonë politik u hesht ky problem i ngritur nga ana ime dhe asnjëherë nuk u kërkuan sqarime shtesë rreth atyre fakteve deri ne një faze te me vonshme pas nënshkrimit te kësaj marrëveshje ne një periudhe kur kuvendi i Kosovës ishte ne pushime vere.

    Kam pritur dhe kam menduar qe subjektit politik te cilit i takoj do ti ndihmoj kjo eksperince e imja dhe përmes kësaj edhe shtetit tone ti bej një te mire me qellim qe mos humbim territorin tonin ne tavolinën e diskutimit për shkak te jo profesionalizmit te atyre te cilët kane qene te thirrur dhe te emëruar për ta bere atë.

    Por te ju them te drejtën nuk kam prite një lufte kaq te ashpër nga bashkpartiaket e mi te cilët ne shumicën e rasteve e morën rolin e “super ekspertave” te kësaj fushe duke bere gara se cili do te jete me i ashpër ne paraqitjet e tyre televizive edhe pse kam prit qe këta do ta kenë brengen ma te madhe te humbjes se këtyre territoreve sesa brenga nga kush janë thëne këto sugjerime dhe vërejtje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark