Deputeti maqedonas i vë flakën propozimit të Francës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti maqedonas i vë flakën propozimit të Francës

    Insajderi
    14 July 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti maqedonas i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ditën e sotme i ka vënë flakën propozimit francez.

    Ky gjest i tij u mirëprit dhe u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës.

    Para veprimit të tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të maxhorancës me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas”.

    Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohet sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij.

    Ndërkohë pas këtyre veprimeve, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu punimet dhe njoftoi se do të diskutojnë sërish nesër.

    Ndërpreu punimet dhe njoftoi se do të diskutojnë sërish nesër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark