Një deputet i partisë kryesore opozitare turke, CHP, Enis Berberoglu, u dënua sot me 25 vjet burg, kryesisht për spiunazh, nga një gjykatë e Stambollit që urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm, sipas medias turke.
Enis Berberoglu u shpall fajtor për dhënien e një videoje të përditshmes opozitare “Cumhuriyet” ku tregohet interceptimi, në janar 2014 në kufirin sirian, i kamionëve që i përkisnin shërbimeve sekrete turke, MIT, dhe që transportonin armë në Siri.
Kjo aferë ka shkaktuar skandal në Turqi dhe ka shkaktuar zemërimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.