Deputeti i PDK-së kërkon të rishikohet koalicioni nëse nuk kalon demarkacioni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së kërkon të rishikohet koalicioni nëse nuk kalon demarkacioni

    Insajderi
    19 April 2017 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se koalicioni qeverisës PDK-LDK ka shënuar një numër suksesesh gjatë këtij mandati qeverisës, por nuk është arritur ajo çfarë është planifikuar dhe dëshiruar.

    “Shumë procese kanë lëvizur përpara. Ju e dini që në këtë mandat është nënshkruar marrëveshjen për MSA, ka pasur një varg njohjesh të reja, kemi dalë prej një krizë sa i përket zgjedhjes së presidentit, kemi zgjeruar aktivitetin edhe në ekonomi, kemi rritur buxhetin, pra nuk është mandat që nuk ka suksese”, ka thënë ai, për të shtuar se e gjithë kjo është më pak se “ajo çfarë është planifikuar dhe parashikuar”.

    Në një intervistë për televizonin Rrokum, Reçica ka thënë se kjo legjislaturë ka pasur fillim të vështirë për shkak të ngërçit politik që ishte para se të formohej qeveria. Por sipas tij, edhe pas formimit të qeverisë ka pasur deputetë që nuk janë pajtuar rreth këtij koalicioni.

    “Brenda partnerëve të koalicionit ka pasur deputetë dhe ka deputetë që nga fillimi nuk kanë qenë pro këtij koalicioni. Pastaj kanë filluar në situata të caktuara të dalin me qëndrime qoftë hapura qoftë heshtur, me qëndrime kundër. Kjo është vërejtur sidomos tek demarkacioni”, ka thënë ai.

    Por, Reçica që është zyrtar i lartë i PDK-së ka thënë se “ne nuk po shohim që jemi në fund të rrugës, aktualisht”.

    “Por në momentin që në e vërejmë që nuk po lëviz asnjë proces dhe asnjë çështje e madhe nuk po përmbyllet, atëherë ne duhet të ulemi e të bisedojmë çfarë të bëjmë tutje”, ka thënë ai.

    “Mendoj se nëse nuk kalon demarkacioni atëherë ata të cilët e kanë realizuar marrëveshjen për koalicion duhet të ulen dhe ta thonë qartë: çfarë tutje”./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark