Deputeti i PDK'së paralajmëron një veprim drastik nëse dështon seanca edhe sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK’së paralajmëron një veprim drastik nëse dështon seanca edhe sot

    Insajderi
    11 June 2025 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deptueti i PDK’së, Nait Hasani ka thënë se vazhdimi i pamasë i seancës konstituive e ka munduar atë dhe deputetët e tjerë, të cilët obligohen të udhëtojnë nga të gjitha rajonet e vendit për të dëgjuar një “frazë të njëjtë”.

    Ai tha se derisa nuk arrihet marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, do të ishte më mirë për deputetët do të jetë të mos vijnë fare.

    “Më mirë është të vijnë vetëm kryetarët e partive dhe të na përfaqësojnë. Cila është arsyeja me na mundu neve me ardhë këtu”, tha ai.

    Ai paralajmëroi mungesë që nga seanca e radhës.

    “Unë për herë të fundit sot vi. 30-të herë, në libër të Guiness-it jemi”, u shpreh i zemëruar Hasani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark