Deputeti i PDK-së thotë se Azem Syla nuk është si kriminelët ndërkombëtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së thotë se Azem Syla nuk është si kriminelët ndërkombëtar

    Insajderi
    29 April 2016 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu tha deputeti i PDK-së Bislim Zogaj, sot gjatë fjalës së tij në seancë të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se pamjet që ishin parë tek shtëpia e Sylës “ishin të trishtueshme”.

    “E them i trishtueshëm se pamjet që u panë të shtëpia e Azem Sylës, deputet i Kuvendit të Kosovës krijon përshtypje se janë duke arrestuar ndonjë kriminel ndërkombëtar, e Azem Syla asnjëherë nuk ishte i tillë, dhe asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë, përkundrazi ai luftoi për drejtësi”, tha Zogaj.

    Syla dyshohet për krim të organizuar, shpëlarje parash e vepra tjera të rënda. Dyshohet se ka drejtuar një grup të madh kriminal./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark