
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar rreth rastit të Gëzim Sveçlës, i cili e demeloi mikrofonin në shenjë proteste pasi dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Prishtinë kanë qëndruar sot në sallën e Kuvendit Komunal gjatë votimit të buxhetit për vitin 2025, një veprim që nuk është mirëpritur nga shefi i tyre.
Rexhaj e ka ndërlidhur rastin e momentit në Kuvendin e Kosovës në 2023.
Duke shtuar se Gëzim Sveçla për këtë veprim të tij edhe dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“Me 13 korrik 2023, në Kuvend u sulmua edhe Zv.kryeministri Bislimi edhe ministri Murati. 9 dhjetor 2024, Asamblisti i VV-së Gëzim Sveçla defunksionalizon mikrofonët duke i shkëputur nga kabli dhe ftohet në Polici e dërgohet në mbajtje 48h”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me 13 korrik 2023, në Kuvend u sulmua edhe Zv.kryeministri Bislimi edhe ministri Murati.
9 dhjetor 2024, Asamblisti i VV-së Gëzim Sveçla defunksionalizon mikrofonët duke i shkëputur nga kabli dhe ftohet në Polici e dërgohet në mbajtje 48h.
Shumë e qartë është situata. Prokurorë ka pasur edhe në korrikun 2023.