×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti shqiptar i përmendi kompanin, biznesmeni nga Kosova ia kthen: E kam bërë vetë, turp

    Insajderi
    15 November 2021 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Ejup Ahmeti i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçe, i cili i publikoi foton nga protesta ku kishte bashkë me fermerët një ditë më parë në Lushnje. Në një postim në Facebook, ai ka publikuar disa video nga kompania e tij teksa shkruan se i gjithë ndërtimi në fakt është falë kontributit të familjes së tij Ahmeti e jo qeverisë.

    Referuar pyetjeve të bëra nga Brace, Ahmeti shkruan se Doni Fruits nga viti 2013 ka bërë mbi 60 milion euro eksporte, ka mbi 2500 fermerë të kontraktuar, mbi 16 mijë persona që përfitojnë direkt e indirekt nga kompania në fjalë, mbi 8 milion euro investimi i projektit në Lushnje por 900 mijë euro është e mbështetur nga Qeveria Shqiptare, saktësisht AZHBR, si dhe ka dhënë mbi 100 milion lekë donacione për spitale publike, aktivitete sportive, tërmet e permbytjet në Shkodër. E ndërsa deputetin socialist, Ahmeti e konsideron spekulues për shkak të interesave personale.

    Postimi i plotë:

    Po filloj me mirënjohjen time dhe te kompanis për popullin Shqiptar , për kryeninistrin e Shqiperis, qeverin shqiptare ,për fermeret qe me aq mund e sakrific punojn token që ne te ushqehemi E fillova me mirënjohje sepse mirënjohja është vyrtyt i familjes Ahmeti ,Ejupi dhe Doni Fruits eshtë i familjes Nuk besoj se kishe nevoj te me pyesesh! Kam heshtur dhe nuk kam dashur me ty çuni Erion te mirrem. Jo pse nuk e meritoshe por kam menduar me mish e shpirt te mirrem me fermeret dhe produkti made in Albania te njifet gjithe Botën! Kur ti ishe ne qeveri ti e mbyte fermerin dhe eksportuesin por shume mire qe Kryeministri Edi Rama e kuptoj dhe te la çun te vogël

    Ti je ai qe dje nuk dole te protestosh si çun i mire aq sa je shit deri dje, por ti dëmi me i madh i këtij vendi qe eshte la me gjakë shekuj e shekuj Ti gabove që kërkove pergjigje por ja qe erdh momenti te përgjigjem. Doni Fruits nga 2013 Mbi 60 milion euro exporte Mbi 2500 te kontraktuar fermer Mbi 16000 njërez direkt e inderekt perfitoj nga Doni  Mbi 27 vende nga rajoni , Europa dhe Bota eksportojm Mbi 1200 trale export vetëm ne 2021 Eskportuesi Nr 1 ne Shqipëri Mbi 8 milion euro investimi i projektit ne Lushnje por 900 mij euro e mbeshtetur nga Qeveria Shqiptare saktesisht Azhbr feleminderit Tatimpaguesi me i madh i frutave dhe perimeve ne Shqiperi. Dhe mbi 100 milion lekë donacion per spitale publike, aktivitete sportive, Termet, permbytjet ne Shkodër  Këtë te fundit nuk desha ta shkruaj sepse jam patriot e idoli im është Hasan Prishtina ndërsa ti ke vëtëm spekulime per interesin tend Ti paguhesh nga taksat tona ! Turp  Nese ke ndonje pyetje tjeter uredhero o çuni i vogel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark