Deputeti socialist Bujar Çela uron Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti socialist Bujar Çela uron Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës

    Insajderi
    29 November 2021 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një foto skandaloze është publikuar sot në grupin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë! Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Bujar Çela ka uruar kolegët e tij për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, Çela ka dërguar në grup fotomontazhin e flamurit kuqezi, ndërsa në një cep është edhe portreti i diktatorit Hoxha.

    Postimi i këtij imazhit ka revoltuar demokratin Enkelejd Alibeaj dhe kolegët e tjerë, të cilët i janë kthyer menjëherë dhe i kanë kërkuar që të kërkojë falje për të gjithë. Megjithatë në vend që të fshinte foton dhe të bënte një ndjesë publike, Çela zgjodhi që të ironizonte demokratët, duke u përgjigjur vetëm me një: Rrituni për Shqipërinë që duam!

    MESAZHET E DËRGUARA NË GRUPIN E KOMISIONIT:

    Enkelejd Alibeaj: Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore, ky akt i mësipërm. Të postosh foton e diktatorit siç ka bërë deputeti faqezi me nr. cel. Tregon fytyrën e vërtetë të nostalgjikëve të komunizimit pavarësisht ngjyrave të sotme! O deputet faqezi, kushdoqofsh ti hiqe këtë foto. Turp, turp, turp!

    Dhurata Çupi: Turp është. Nëse s’ke dëshirë që të urosh në mënyrë qytetare dhe të pranueshme, hesht. Ky është veprim i papranueshëm.

    Bujar Çela: Rrituni për Shqipërinë që duam!

    Enkelejd Alibeaj: Shqipëria që do ti dhe padronët e tu qenka krimi dhe gjaku i pafajshëm i shqiptarëve. Turpi dhe mallkimi i shqiptarëve të ndershëm rëntë mbi ty dhe farën tuaj të keqe!

    Isuf Çela: I nderuar koleg kushdo që të jeni ju e para nuk është korrete të dërgosh në grupin e një nga komisioneve më të rëndësishme të Parlamentit një urim me atë foto të ish-diktatorit në sfond me aq më tepër përgjigja ironike: Rrituni për Shqipërinë që duam!

    Lindita Metalia: Anti-njerëzore, anti-kombëtare dhe një turp i madh akti i mësipërm! Të jesh njerëzor dhe përfaqësues i qytetarëve kërkon qytetari, vlera dhe dinjitet! Kur nuk i ke asnjerën është fatkeqësi!

    Bujar Çela: Bëhu njeri dhe jeto kohën!

    Por mesazhet në grup kanë vazhduar, ndaj dhe kolegu i tij Denis Deliu i sqaroi të tjerët se Çelës ia kishin vjedhur telefonin ndaj dhe nuk duhet të binin pre e provokimeve, ndërsa megjithatë ky version nuk është besuar nga demokratët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark