Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Mytaher Haskuka ka folur rreth asaj që ditë më parë ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa, se shkenca nuk mundet ta zgjidhë problemin e demarkacionit të politizuar.
Haskuka ka thënë se është e saktë. Sipas tij Qeveria është ajo e cila e ka krijuar këtë problem duke mos marrë parasysh mendimet shkencore nga Fakulteti i Gjeografisë dhe Gjeodezisë.
Ky është postimi i plotë i Haskukës:
“Isa Mustafa kish thanë që “shkenca nuk mundet me e zgjidhë problemin e demarkacionit të politizuar”.
Po saktë këto duhet ta zgjidhë qeveria e cila ka kriju problemin fillimisht ngase nuk i ka marrë parasysh mendimet shkencore nga Fakulteti Gjeografik dhe Gjeodezik. Tani qeveria duhet të shikojë faktet shkencore dhe të shkojë në rinegocijim.
Po çfarë akademiku është ngatëron shkakun me pasojën, e kur simptomin e quan sëmundje, e sëmundjen simptom?!?