Deputeti vetëvritet në ambientet e Parlamentit të Finladës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Deputeti vetëvritet në ambientet e Parlamentit të Finladës

    Insajderi
    19 August 2025 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e Parlamentit të Finladës, ku një deputet i saj ka vrarë veten.

    Bëhet fjalë për politikanin Eemeli Peltonen, 30 vjeç, konfirmon media vendase Iltalehti.

    Peltonen, mori raport mjekësor në muajin qershor. Vetëm një javë më parë, deputeti u shpreh për gazetën Keski – Uusimaa se do të ishte ende nën leje mjekësore dhe për të paktën javën e ardhme, pa dhënë detaje lidhur me gjendjen e shëndetit të tij.

    Po në qershor, Peltonen u shpreh në rrjete sociale se kishte marrë trajtim për problemet me veshkat. Ai tha se planifikonte të qëndronte në rikuperim të plotë nga sëmundja e tij.

    Sakaq, ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar vetëvrasjen e deputetit.

    Eemeli Peltonen ishte në mandatin e tij të parë në Parlament. Ai u zgjodh nga zgjedhjet e vitit 2023, me 5 mijë e 747 vota.

    Peltonen ishte anëtar i Komitetit Administrativ dhe Komitetit Ligjor të Parlamentit, ashtu sikurse dhe këshilltar i qyretit të  Järvenpää.

    Ai u zgjodh në këshillin bashkiak si anëtar, për herë të parë në moshën 18-vjeçare me 153 vota. / abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark