Deputeti Veton Berisha kundër rritjes së pagave të deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Veton Berisha kundër rritjes së pagave të deputetëve

    Insajderi
    06 January 2017 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha është shprehur kundër rritjes së pagës dhe mëditjeve për deputetët.

    Berisha madje ka thënë se do të votoj kundër çfarëdo lloj iniciative rritje të pagave për deputetet, pasi që konsideron se deputetët paguhen mjaftueshëm, “madje edhe më shumë për punën që bëjnë”.

    “Aq më tepër unë kam arsye shumë më të madhe për të votuar kundër nga se përfaqësoj një komunitet i cili gjendja e tij ekonomike nuk është për të u dëshiruar ku një pjesë e madhe e tyre ballafaqohet me mbijetesën dhe jeton nga asistenca sociale”.

    “Mendoj dhe konsideroj se rritja ekonomike në Kosovë do të duhej të reflektoj në rritje të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë të deputetëve si përfaqësues të popullit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark