Deputeti i VV-së bën thirrje që shqiptarët në Kumanovë ta mbrojnë vetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së bën thirrje që shqiptarët në Kumanovë ta mbrojnë vetën

    Insajderi
    04 July 2016 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shqiptarët në Maqedoni janë aq të rrezikuar saqë duhet ta mbrojnë vetën.

    Këto deklarime, Selimi, i ka bërë duke reaguar për vrasjen e qëllimshme të fëmijës së një familje shqiptare nga një familje tjetër maqedonase.

    “Gjithandej lajme për vrasjen e Almirit, shqiptarit të vogël që u ekzekutua me veturë nga një vrasës sllavomaqedonas”, ka shkruar Selimi në Facebook.

    E “kaq shumë lajme për vrasje e kaq pak shpresë”, sipas Selimit flasin për një “jetë më të mirë të shqiptarëve atje”.

    “ Vëllezër kumanovarë shqiptarë, rrini vetit gati”, ka shkruar në fund Selimi.

    Por Selimi nuk e ka bërë të ditur se në cilën mënyrë shqiptarët “duhet t’i rrinë gati vetit” e as metodat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark