Deputeti i VV-së i del në mbrotje Ymerit për injorimin e himnit shtetëror - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i del në mbrotje Ymerit për injorimin e himnit shtetëror

    Insajderi
    24 February 2017 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka shkruar në Facebook në lidhje me reagimet që i solli mosngritja në këmbë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe deputetes Donika Kadaj-Bujupi, në kohën kur po intonohej himni i Kosovës në kongresin e IV-të të AKR-së.

    “Reduktimi i respektit dhe përpjekjes për shtet në nderimin e disa simboleve të imponuara, përpos që është naivitet, përkon edhe me trajtimin që i bëjnë kësaj çështjeje pikërisht politikanët që çdo ditë punojnë në dëm të shtetndërtimit dhe zhvillimit të po kësaj Republike”, ka thënë Çaushi.

    “Si shpjegohet fakti që për dy vite e gjysëm me radhë asnjëri nga të revoltuarit e sontëm nuk u kujtuan të shkruajnë as edhe një status të vetëm në kundërshtim të një projekti shtetrrënues siç është bashkësia e komunave me shumicë serbe?!”, ka shkruar Çaushi në Facebook. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark