Në një debat televiziv i organizuar sot në transmetuesin publik të Kosovës, ku të si pjesë e panelit ishin ftuar zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe juristi Xhevdet Shala e gjeografi Tomor Çela, ka nxitur reagimin e deputetit të Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.
Haskuka, përveç që theksoi se të ftuarit në emisionin televiziv “ishin që të gjithë pro Demarkacionit”, nuk nguroi ta krahasoi atë me një regjim diktatorial, raporton Insajderi.
“RTK-ja paska thirrë 4 debatues, të gjithë PRO Demarkacionit. Çfarë pluralizmi? Kjo ndodh veq në Korenë e Veriut. Përndryshe nuk ndëgjova asnjë argument valid pos fjalëve të thata”, deklaroi Haskuka.
Derisa para fillimit të emisionit, ishte zëvendësministri Gecaj ai që paralajmëroi për pjesëmarrjen në emission, së bashku me kryetarin e Pejës, I cili po ashtu është anëtar I LDK-së. /Insajderi.com