Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje duket se nuk iu zë besë institucioneve bankare në Kosovë.
Ndonëse të ardhurat vjetore të tij nga paga e deputetit arrin vlerën e 20,266.83 euro, Selimi as edhe një cent nuk e ka të ruajtur në institucionet financiare.
Të paktën kështu ka deklaruar ai në agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Express.
Por Selimi ka deklaruar dy banesa, që të dyja në vlerë 156 mijë euro. Ai nuk e ka deklaruar shtëpinë në të cilën banon, e që gjendet në lagjen “bregu i diellit” në Prishtinë. /Insajderi.com