Pas debateve që ka ngjallur injorimi ndaj himnit të Kosovës nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi, edhe një deputet tjetër i VV-së ka mohuar të ndjejë diçka për himnin.
Driton Çaushi, i pyetur se a ndjenë diçka kur e dëgjon himnin e Kosovës ai është përgjigjur: “Asgjë”.
“Asgjë s’ndjej kur e dëgjoj himnin e Kosovës”, ka përsëritur Çaushi në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
Çaushi ka treguar edhe mënyrën se si Vetëvendosje do të veprojë me simbolet aktuale shtetërore të Kosovës.
“Çfarë ka shqiptare që përfaqësojnë këto simbole?. Ne kur të vijim në pushtet do të iniciojmë në parlament që këto simbole të ndërrohen, nëse ekziston vullneti qytetarë”, u shpreh Çaushi. /Insajderi.com