Deputetja britanike: Dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin, ende s’ka pasoja për Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja britanike: Dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin, ende s’ka pasoja për Serbinë

    Insajderi
    14 October 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se janë bërë dy javë që kur Milan Radoiçiq e ka pranuar fajin për sulmin e 24 shtatorit ku u vra një polic i Kosovës, ndërkohë që s’ka pasur pasoja për Serbinë.

    Kearns thotë se kjo po ndodh edhe përkundër glorifikimit që Serbia ua ka bërë terroristëve me shpalljen e ditës së zisë, veprim që politikania britanike e konsideron “akt të qartë përshkallëzimi”,

    “Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie.Ai mbetet i lirë në Serbi.

    Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark