Deputetja britanike: Nëse policët janë rrëmbyer brenda Kosovës, ky është një përshkallëzim shumë serioz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja britanike: Nëse policët janë rrëmbyer brenda Kosovës, ky është një përshkallëzim shumë serioz

    Insajderi
    14 June 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja britanike dhe njëherësh kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj rrëmbimit të tre policëve brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

    Deputetja britanike, Kerans përmes një postimi në Twitter, ka thënë se “nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.

    “Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për gjëra shumë më të vogla”, ka shkruar deputetja britanike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark