Deputetja Bytyqi falënderon mjekun, Hadi Hasanaj pasi i shpëtoi jetën një shikuesi në stadium - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Bytyqi falënderon mjekun, Hadi Hasanaj pasi i shpëtoi jetën një shikuesi në stadium

    Insajderi
    29 April 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka falënderuar mjekun Hadi Hasanaj, pasi ky i fundit i shpëtoi jetën një personi.

    Bytyqi përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se “Mjeku Hadi Hasanaj me bashkëpunëtorë dëshmoi profesionalizëm e heroizëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë në ndeshjen Ballkani vs DRITA teksa një shikues pësoi atak kardiak”.

    Deputetja tha se falë intervenimit të shpejtë të mjekut Hadi Hasanaj dhe stafit, gjithçka shkoi për të mirë.

    “Jemi mirënjohës përjetë për shërbimin e gjithë mjekëve për rolin e tyre fisnik”, shkruan ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark