Deputetja e AAK, Qeverisë: Silleni ligjin e pagave në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK, Qeverisë: Silleni ligjin e pagave në Kuvend

    Insajderi
    20 May 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka komentuar protestën e sotme të zhvilluar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK).

    Bytyqi thotë se duhet ofruar zgjidhje. Ajo kërkon që sa më parë qeveria ta sjell ligjin e pagave në Kuvend për miratim.

    Reagimi i plotë:

    JO protesta, duhet ZGJIDHJE!

    Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë ta sjell Ligjin e Pagave për miratim në Kuvend. Protesta e sotme e BSPK—së, duke pezulluar punën në administratën shtetërore dhe ndalimi i procesit mësimor nga SBASHK-u, dëshmojnë paaftësinë në qeverisje të këtij pushteti. I bëjmë thirrje Qeverisë që t’i kryej punët e saj ose të pranojë dështimet!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark