Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka thënë është pushteti i tanishëm ai që refuzonte bashkëpunimin me Listën Serbe.
Ajo shkroi se ky pushtet u bë bashkë me ta për miratimin e projektligjit që përcakton pagën minimale dhe përjashton kategorinë e veteranëve.
“Skajshmërisht e turpshme deri ku ka arritur poshtërsia e pushtetit. Sot ky pushtet që ‘’refuzonte’’ bashkëpunimin me Listën Serbe, u bënë bashkë për të miratuar projektligjin që përcakton pagën minimale dhe përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët”, ka shkruar Bytyqi në facebook.
Ajo tha se nuk po befasohet nga qeveria, befasi sipas saj do të ishte nëse do i qendronin prapa kauzave të dikurshme.
“Në fakt, tashmë asgjë nuk është befasi nga kjo Qeveri. Befasi do të ishte nëse do të qëndronin në parimet e kauzat e premtuara para se të vinin në pushtet”, shkroi deputetja në facebook.