Javë më parë, në Kuvendin e Kosovës është miratuar në parim ndryshimi i ligjit për ndarje buxhetore duke u aprovuar koeficienti në vlerë prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik.
Ky miratim në parim u bë me 63 vota për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në votim nuk ka marrë pjesë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës. Dhe arsyen e mos pjesëmarrjes për Insajderin e ka treguar deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi.
Bytyqi mes tjerash ka thënë se si grup parlamentar kanë kërkuar që koeficienti të jetë 129 euro.
“...Gabimi tjetër që ka bërë Qeveria Kurti është që e ka minimizu koeficientin, 105 euro kjo është shumë e dhimbshme, ua ka humb shpresën njerëzve të cilët i ka prek ky ligji i pagave. Ua ka humb dinjitetin, ka luajtur një lojë të ulët, psiqike për ata njerëz që i ka prek ligji i pagave. Ne nuk jemi pajtu asnjëherë si grup parlamentar kemi kërkuar të jetë 129 euro koeficienti për aryse se duke e pa qysh është gjendja ekonomike, rritja e çmimit të gjërave esenciale kemi kërku që se paku 129 koeficienti”, ka deklaruar deputetja.
Intervista e plotë: