×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK’së: Masat e BE-së, Kosovës i kanë kushtuar shumë

    Insajderi
    19 June 2024 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur skeptike për heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

    Ajo duke folur për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se masat ndaj Kosovës, ia kanë vlejtur, pasi është shtrirë sovraniteti në veri të vendit, ka thënë se masat i kanë kushtuar Kosovës shumë.

    Deputetja e AAK-së, deklaratat se situata në veri ka ndryshuar shumë për të mirë ka thënë se ky është krijim i opinionit të tyre.

    “Nuk mendoj që ja kanë vlejtur masat…Vec të na hiqen masat po kërkohet një koncesion tjetër dhe Kosova po mbesim në rrugën e integrimit evropian në vendnumërim, pa njohje të re dhe të dëmtuar me buxhet pas masave nga BE. Nëse po mendojnë se është shtri sovraniteti me një ngritje të flamurit në objektin e komunës  gabojnë, sepse ne po humbim miqtë tanë, është hera e parë që na kanë braktisë”, ka thënë ajo në Tëvë1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark