Deputetja e Bosnjës iu reagon deputetëve shqiptarë për mos votimin e rezolutë kundër gjenocidin serb: Turp ju qoftë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e Bosnjës iu reagon deputetëve shqiptarë për mos votimin e rezolutë kundër gjenocidin serb: Turp ju qoftë

    Insajderi
    14 May 2022 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka kaluar rezolutën që njeh gjenocidin e Serbisë të kryer në Srebrenicë.

    Me këtë rast ka reaguar deputetja e Bosnje dhe Hercegovinës Sabina Çudiq.

    Ajo tha se është patetike ta mbash anën e Serbisë dhe Rusisë.

    Çudiq theksoi se deputetët shqiptarë e kanë poshtëruar vetën.

    Deputetja boshnjake shtoi se veprimi i tyre nuk do të harrohet.

    “Turp për ju 51 deputetët shqiptarë që iu bashkuat sot mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës. Patetike dhe servilizuese të mbash anën e Rusisë dhe Serbisë në një anë krejtësisht të gabueshme të historisë. Ju poshtëruat veten dhe dërguat mesazh dëshpërues për BeH, Kosovën dhe botën”, ka shkruar Cudiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark